Tetovë – Një 20-vjeçar nga fshati Rogël është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë.
Sipas SPB Tetovë, arrestimi i R.A. (20) është bërë më 23 shtator 2026 në rrugën “Ilindenska”. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me parashtresë përkatëse, raporton Tetovasot.