Tetovë – Një 24-vjeçar nga fshati Kopaçindoll ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti me motoçikletë.
Sipas policisë, M.K. (24) po e drejtonte motoçikletën në oborrin e shtëpisë kur humbi kontrollin dhe u rrëzua. Ai u dërgua në Qendrën e Urgjencës në Tetovë, ndërsa ekipi i SPB Tetovë kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.