Kallëzim penal ndaj 41-vjeçarit nga Dobërdolli, dyshohet se sulmoi një person pranë pikëpagesës së Zhelinës
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.R. (41) nga fshati Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit, për veprat penale “dhunë” dhe “rrezikim me mjet të rrezikshëm”.
Sipas policisë, më 7 qershor 2026, pranë pikëpagesës së Zhelinës, i dyshuari fillimisht e ka kërcënuar një person me inicialet N.Xh., ndërsa më pas e ka sulmuar me një send druri.
Policia ka dorëzuar kallëzimin penal pas dokumentimit të rastit, raporton Tetovasot.