Një 68-vjeçar nga fshati Stamer i Dellçevës ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u përmbys me traktor.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 24 shtator 2026, rreth orës 09:23, policia u njoftua nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore për aksidentin që kishte ndodhur në vendin e quajtur “Brana Petrashevec”, në zonën e fshatit Çiflik.
Sipas të dhënave fillestare, 68-vjeçari, duke drejtuar një traktor me targa të Dellçevës, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Koçanit.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekipi i NJPB Dellçevë ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes. Hetimet janë në vijim, raporton Tetovasot.