Forcat amerikane, në bashkëpunim me autoritetet ekuadoriane dhe DEA-n, kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër një grupi të dyshuar si degë lokale e kartelit meksikan Jalisco New Generation Cartel (CJNG).

Sipas ministrit të Brendshëm të Ekuadorit, John Reimberg, gjatë operacionit të zhvilluar në disa qytete u arrestuan më shumë se 30 shtetas ekuadorianë, të dyshuar për lidhje me kartelin.

Në aksion morën pjesë rreth 320 policë ekuadorianë dhe 50 pjesëtarë të Komandës Jugore të SHBA-së.

Autoritetet dyshojnë se grupi trafikonte kokainë nga Kolumbia drejt destinacioneve ndërkombëtare, duke përdorur portet në jugperëndim të Ekuadorit.

Ekuadori, një aleat i ngushtë i SHBA-së, ka intensifikuar bashkëpunimin me Uashingtonin në luftën kundër krimit të organizuar.

Vendi është shndërruar vitet e fundit në një nga rrugët kryesore të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut, ndërsa grupet kriminale lokale kanë krijuar lidhje me kartele të fuqishme meksikane dhe kolumbiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume