Presidenti serb Aleksandar Vuçiq zhvilloi sot një bisedë rreth një orëshe me presidentin rus Vladimir Putin, ku tema kryesore ishte bashkëpunimi energjetik.
Vuçiq tha se pret që marrëveshja për furnizimin me gaz rus të zgjatet edhe pas 30 shtatorit, me çmimin 318 euro për 1.000 metra kub, ndërsa çmimi aktual në treg, sipas tij, është rreth 868 euro.
Gjatë bisedës u diskutua edhe për Naftna Industrija Srbije (NIS), marrëdhëniet dypalëshe, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e përfshirjes së Hekurudhave Ruse në projekte infrastrukturore në Serbi.
Por pjesa më e pazakontë ishte ajo politike: Vuçiq tha se e ka informuar drejtpërdrejt Putinin se të dielën, më 27 shtator, planifikon të dorëzojë dorëheqjen nga posti i presidentit.
“E informova se nesër do të jap dorëheqjen”, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se e falënderoi Rusinë dhe Putinin për bashkëpunimin gjatë 14 viteve të fundit.
Pra, para se të bëhet zyrtare në Beograd, lajmi për dorëheqjen duket se është komunikuar në Moskë.