Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, i ka shpëtuar një lëndimi serioz dhe do të mungojë vetëm rreth dy javë, pasi është diagnostikuar me hiperekstension të gjurit, njoftoi Real Madridi në faqen e tij zyrtare.

Mbappé mund të konsiderohet në dyshim për ndeshjen e radhës të skuadrës ndaj Villarrealit, por pritet të jetë plotësisht i gatshëm për t’u përballur me Barcelonën në “El Clásico” më 25 tetor.

Ky është një lajm shumë i mirë për Real Madridin, pasi lëndimi i Mbappés dukej shumë serioz kur ai u detyrua të largohej nga ndeshja e Francës ndaj Turqisë.

Ai u lëndua në minutën e 54-të të ndeshjes, kur edhe shënoi golin e vetëm të Francës mbrëmë, derisa në minutën e 59-të u zëvendësua nga Desire Doue.

Deri më tani këtë edicion, Mbappe ka shënuar tetë gola në të gjitha kompeticionet.

Mbappe tashmë është kthyer në Madrid dhe do të vazhdojë rikuperimin në qendrën stërvitore të Realit.

Ndërkohë, Franca do të jetë pa kapitenin e saj për ndeshjet ndaj Belgjikës dhe Italisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume