Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske lidhur me kritikat në fushën e infrastrukturës arsimore, se çfarë ka bërë Qeveria në 2 vitet dhe 3 muajt e kaluar për përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe studentët, deklaroi:

„Sa i përket infrastrukturës arsimore, në këtë moment mund të them se Qeveria ka investuar më shumë se 90 milionë euro për këta 26-27 muaj. Prej të cilave gjysma janë drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit, në pjesën e konvikteve studentore. Ja, nesër një konvikt i tillë i ri, i rikonstruktuar, modern, bashkëkohor do të lëshohet në përdorim, ai është konvikti studentor „Stiv Naumov“. Shumë shpejt do të jetë edhe konvikti i dytë studentor „Kuzman“, por gjithashtu edhe të gjitha konviktet studentore dhe të nxënësve do të jenë, dhe tashmë ka filluar ky proces i rikonstruktimit dhe rinovimit të tyre. Diçka që nuk është bërë me dekada. Ka shumë gjëra që duhet të bëhen. Prioritet pas prioriteti, një nga një, këto prioritete i zgjidhim. Dhe përafërsisht edhe 45 milionë euro përmes programit AA, përkatësisht përmes atij projekti të decentralizimit të mjeteve nga buxheti qendror drejt komunave, janë dedikuar për projekte në arsim, rikonstruim të shkollave fillore dhe të mesme.
Kështu që, investimet janë të mëdha dhe kjo mund të them se paraqet një prioritet të kësaj Qeverie dhe ju ftoj që, ja, nesër së bashku, mendoj se nesër është konfirmuar ngjarja, në kuadër të konviktit studentor „Stiv Naumov“, të mundemi së bashku ta hapim, të shëtisim, të shohim se si duket e gjithë kjo dhe çfarë kushte do të kenë studentët tanë.“

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume