Katër shtetas polakë janë arrestuar në Tetovë pasi dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në kompleksin e magazinave ushtarake në vendin e quajtur “Erebinë” informon Tetovasot.

Sipas SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur më 28 shtator rreth orës 18:24, kur Policia Ushtarake e ARM-së njoftoi se disa persona me mjete katërrotëshe (ATV) kishin dëmtuar derën hyrëse të objektit ushtarak.

Ushtarët që siguronin kompleksin ndaluan katër shtetas të Polonisë, ndërsa tre persona të tjerë arritën të largohen nga vendi i ngjarjes me ATV.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake”, ndërsa policia po ndërmerr masa për identifikimin dhe kapjen e tre personave të arratisur. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume