Dy persona kanë mbetur me lëndime të rënda trupore në një aksident komunikacioni që ndodhi në fshatin Dobrosht informon Tetovasot.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën rajonale Jazhincë–Tetovë mes një motoçiklete dhe një automjeti “Golf”.

Lëndime të rënda pësuan drejtuesi i motoçikletës S.M. (41) nga Dobroshti dhe bashkëudhëtari i tij D.N. nga Gllogja. Ata u trajtuan në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume