SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj R.Xh. (20) nga Tetova, nën dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike.
Sipas policisë, më 24 shtator 2026, gjatë ndalimit të një automjeti Volkswagen Golf 5, i dyshuari para se të ndalej automjeti ka hedhur nga dritarja një sasi marihuane.
Po atë ditë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe sasi tjetër të marihuanës.TS