Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Rusia dhe Serbia do të mundohen të përdorin Aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës.

Për këtë, Kurti ka kërkuar bashkëpunim në fushën e diplomacisë publike, transmeton Klankosova.tv.

“Natyrisht që duhet të ndërmarrim edhe një fushatë të përbashkët sa i përket diplomacisë publike, sepse natyrisht që do të ketë përpjekje nga Serbia dhe Rusia që aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të përdoret kundër Republikës së Kosovës, ndonëse është e qartë se nuk e kanë aq kollaj siç e kanë menduar, për shkak se e para, e ashtuquajtura shtëpia e verdhë, dhe i ashtuquajturi trafikim i organeve, që ishte shpikje e deputetit rus në Këshillin e Evropës, nuk ia arriti as tek aktakuza.”, u shpreh Kurti, raporton Klan Kosova.