Një shtetas i Afganistanit është ndaluar nga policia në zonën e Bunecit pasi tek ai u gjet marihuanë, raporton Tetovasot.
Sh.M.A. (33) udhëtonte me një taksi kur policia realizoi kontrollin dhe gjeti marihuanë dhe rizla.
Raporton Tetovasot se Gjykata Themelore e Gostivarit i shqiptoi sanksione kundërvajtëse dhe ndalim hyrjeje në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një periudhë prej një viti.