Një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës është vjedhur gjatë natës në fshatin Strimnicë, raporton Tetovasot.

Sipas SPB Tetovë, më 1 tetor 2026, në ora 08:00, G.A. (34) nga Strimnica ka raportuar se në periudhën nga ora 21:00 e datës 30 shtator deri në ora 07:00 të 1 tetorit, automjeti i tij ishte marrë nga para shtëpisë.

Siç raporton Tetovasot, policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume