Tashmë ka përfunduar protesta e radhës e zhvilluar në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, nga ana e Speciales.

Pas zhvillimit të saj në sheshin kryesor të kryeqytetit, protestuesit u drejtuan për tek Ministria e Drejtësisë.

Aty, organizatori i ‘’Jo në emrin tim’’, Çlirim Haziri, i ka kërkuar ministres Donika Gërvalla që ta procedojë ligjin për Specialen, duke theksuar se ata nuk do të ‘’ndalen asnjë natë’’.

‘’Kërkesën tonë prej qeverisë e sollëm te dyert e kësaj ministrisë, te ministrja Donikë, i kërkojmë sot këtu, ta procedojë atë ligj të UÇK’së, ta procedojë se në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi derisa asnjë natë derisa kjo ministri ta procedojë ligjin…’’, ka thënë mes tjerash Haziri.

‘’Motra e vëllezër mos e gjuani asnjë mjet piroteknik drejt policisë. Në mesin tonë ka fëmijë e nëna, mos gjuani’’, ka kërkuar Haziri nga protestuesit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume