A e interpretoi Fukujama "Fundin e Historisë" në mënyrë tepër optimiste, apo tezat e tij u interpretuan shumë gjerësisht nga komentuesit?
Ejup Berisha
Kjo pyetje prek një debat të madh në filozofinë politike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Athua fundi i Luftës së ftohtë ishte fitore përfundimtare e demokracisë liberale, apo Frensis Fukujama këtë ngjarje e interpretoi në mënyrë shumë optimiste?. Muri i Berlinit ra më 9 nëntor 1989, kjo ngjarje e simbolizoi dobësimin e regjimeve komuniste në Evropën Lindore dhe fundin e ndarjes së Evropës në dy blloqe rivale. Fukujama rënien e tij e interpretoi si fitoren përfundimtare të demokracisë liberale si dhe si fundin e konfliktit ideologjik. Kjo si duket nuk është edhe aq përfundimtare si u përpoq ti shpjegonte i njejti ndodhitë e asaj kohe. Për faktin se viteve të fundit ngjarjet në skenën nërkombëtare morrën kahje tjetër, kështuqë duke i pasur parasyshë të njejtat tani parashtorohet pyetja shumë logjike e ajo është se athua vallë Fukujama ishte shumë optimist me teorinë e tij për Fundin e histories.
.Jo, Francis Fukujama nuk bëri ndonjë gabim, por teza e tij është keqkuptuar. Kur e botoi librin e tij të famshëm Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit* në vitin 1992, Fukujama nuk tha se nuk do të ndodhte më asgjë në botë si luftërat, krizat ose zgjedhjet. Ndërsa ngjarjet e fundit gjeopolitike si lufta në Lindjen e mesme, ajo në Ukrainë, apo ngritja e Kinës mund të duken se e kundërshtojnë atë në shikim të pare por është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë nënkuptonte ai në të vërtetë me “Fundin e historisë”:
Çfarë tha në të vërtetë Fukujama?
Për Fukujamën, historia i referohet evolucionit të sistemeve kryesore ideologjike të njerëzimit (monarkia, fashizmi dhe komunizmi). Pasiqë ra muri i Berlinit dhe u shemb BRSS-ja, ai pohoi se demokracia liberale dhe kapitalizmi e përfaqësonin kulmin e këtij evolucioni ideologjik. Sipas tij, asnjë model tjetër superior ose më i qëndrueshëm nuk mund ta konkurronte të njëjtin në shkallë globale.
Çfarë u keqinterpretua?
Shumë komentues menduan se ai po parashikonte një botë paqësore, të qëndrueshme dhe pa konflikte. Megjithatë, vetë Fukujama kishte paralajmëruar që në fillim se tranzicioni do të ishte i dhunshëm, se luftërat lokale do të vazhdonin dhe se modeli demokratik mund të ngecte ose të pësonte regres të përkohshëm në rajone të caktuara.
Si qëndron teza e tij sot?
Edhe pse ai menjëherë e pranoi se i ka nënvlerësuar disa vështirësi, veçanërisht rëndësinë thelbësore të qeverisjes së mirë dhe shkatërrimet e populizmit – qëndrimi i tij themelor mbetet i pandryshuar.Regjimet autoritare si Kina dhe Rusia e sfidojnë Perendimin, por ato nuk ofrojnë një ideologji të përgjithëshme që njerëzit në mbarë botën do ta përqafojnë në mënyrë aktive. Sipas tij Demokracia liberale mbetet, i vetmi horizont politik që thellësisht e plotëson nevojën e qenieve njerëzore për njohje dhe liri. Për fund Fukujama nuk gaboi në lidhje me faktet të cilat vazhdojnë të grumbullohen, por formulimi shumë provokues i librit të tij komentuesit i shtyu që tezat e tij ti interpretonin tepër gjërë.