TETOVË – Një 40-vjeçar nga fshati Rogël është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjet pa leje drejtimi, raporton Tetovasot.

Sipas SPB Tetovë, B.Sh. është ndaluar më 4 tetor në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, ndërsa drejtonte automjetin “Audi” me targa të Shkupit pa patentë shoferi.

Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume