Eurodeputeti grek Emanuel Fragkos ka nxitur reagime të ashpra me një postim në të cilin konteston shtetësinë dhe identitetin e Maqedonisë.
Në postimin e drejtuar kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Fragkos deklaron se „Shkupi është një shtet inekzistent“, ndërsa ngre pretendime edhe për përbërjen etnike të popullsisë dhe territorin e Maqedonisë, përcjell portali Utro.mk.
Në videon e publikuar bashkë me mesazhin shfaqen harta historike dhe mesazhe politike, mes të cilave edhe një hartë ku territori i Maqedonisë është shënuar si „Vardare“, si dhe me shënimin „bullgaro-shqiptar“.
Përmes këtyre mesazheve, eurodeputeti grek konteston shtetësinë dhe identitetin kombëtar maqedonas.
Fragkos është eurodeputet nga viti 2019 dhe anëtar i grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë në Parlamentin Evropian. Ai është anëtar i partisë greke „Zgjidhja Greke“ (Elliniki Lysi), e udhëhequr nga Kyriakos Velopoulos, e cila mban pozicione të theksuara nacionaliste dhe kundërshton Marrëveshjen e Prespës.
Postimi vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës, si dhe çështjet që lidhen me integrimin evropian të Maqedonisë, janë sërish në qendër të vëmendjes