Policia ka gjetur një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dren në Leposaviq të mërkurën.

Policia ishte informuar për rastin e më pas në vendngjarje gjeti armën, fishekë, pantallona ushtarake e të tjera.

“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një shtëpi të pa banuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1-AK 47, 2-karikatorë të zbrazët të AK-47, 119-fishekë cal-7.62×39 mm, pantallona ushtarake, 1-kapelë dhe një termos ushtarak. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume