Një 25-vjeçar nga fshati Trebosh ka raportuar se është sulmuar fizikisht pas një aksidenti të vogël trafiku në Tetovë, raporton Tetovasot.

Sipas denoncimit, një automjet “Hyundai” ka goditur veturën e tij gjatë daljes nga parkingu. Kur ai i ka propozuar drejtuesit të merren vesh për kompensimin e dëmit, është sulmuar fizikisht.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.