Valon Ramushi është personi që dyshohet se sot vrau gruan, Nafijen dhe vëllain e saj, Egzonin, në Livoç të Gjilanit.
Ramushi tashmë është vetë-dorëzuar në polici, teksa burime të IndeksOnline pohojnë se ai është një sipërmarrës i njohur në rrethinë.
Ramushi ka në pronësi një lagje në Makresh, e po ashtu edhe biznesin “Loni Therm”.
Shkas i kësaj vrasjeje të dyfishtë dyshohet të ketë qenë kërkesa e viktimës për divorc nga Ramushi.