Një ndeshje tejet e çmendur u luajt sot në elitën e futbollit të Suedisë.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes AIK dhe Brommapojkarna, që përfundoi 5-6.

E veçanta e kësaj ndeshjeje është që të gjithë 11 golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë përfundoi 0-0.

Në minutën e 76-të, vendasit e AIK-ut e gjetën vetëm në disavantazh prej 1-5.

AIK-u e gjeti forcën të rikthehet, duke barazuar në 5-5 në minutat shtesë.

Kur gjithçka dukej se ka përfunduar, Brommapojkarna shënoi për golin e gjashtë dhe për të shuar çdo shpresë të AIK-ut.

Pas 23 ndeshjeve në elitën e futbollit suedes, AIK-u është i nënti në tabelë, me 33 pikë, tri më shumë se Brommapojkarna në vendin e 11-të.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume