Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas , mirëpriti të hënën njoftimin e armëpushimit energjetik midis Rusisë dhe Ukrainës , duke theksuar megjithatë se ajo do të preferonte një armëpushim “që përfshin edhe ndalimin e vrasjeve tënjerëzve”.

Duke folur nga Luksemburgu, Kallas shprehu dyshime nëse Rusia do ta respektonte armëpushimin.

Në të njëjtën kohë, ajo u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

“Ne do t’u bënim thirrje Shteteve të Bashkuara të zbatojnë sanksionet në mënyrë që të mund t’i japim fund luftës”, tha ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume