Një 44-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia nën dyshimin për veprën penale “rrezikim i sigurisë përmes sistemit informatik”, raporton Tetovasot.
Sipas SPB Tetovë, më 11 tetor rreth orës 10:00 është privuar nga liria Xh.L. (44), pasi dyshohet se një ditë më parë, në periudhën nga ora 14:00 deri në 16:00, ka dërguar kërcënime ndaj një personi përmes një rrjeti social.
Siç mëson Tetovasot, i dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume