Çellopek – Policia po heton një rast të dëmtimit të materialeve reklamuese të një partie politike në fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës, raporton Tetovasot.
Rasti është denoncuar më 11 tetor rreth orës 13:25 në Stacionin Policor të Zherovjanit.
Sipas policisë, materiali reklamues i vendosur ndërmjet dy shtyllave është hequr dhe dëmtuar. Tetovasot mëson se autoritetet po ndërmarrin masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume