Një 27-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici ish-partnerin e saj, duke pretenduar se ai e ka përndjekur dhe kërcënuar edhe disa muaj pas ndërprerjes së lidhjes. Raporton Tetovasot.
Sipas denoncimit të bërë në SPB Tetovë më 12 tetor 2026 në orën 11:00, pas ndarjes në muajin shkurt, ish-partneri D.B. në disa raste e ka pritur pranë vendit të punës dhe shtëpisë së saj.
Raporton Tetovasot se, përveç përndjekjes, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese edhe përmes aplikacioneve celulare. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.