Reçica e Madhe është mbuluar nga dhimbja dhe pikëllimi pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të pionierit të ri, Loni.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Bashkësia Lokale Reçicë e Madhe, e cila përmes një mesazhi prekës ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona, Loni”, thuhet në mesazhin e tyre të lamtumirës.
Në këto momente të rënda, lutjet dhe mendimet janë pranë familjes, të afërmve dhe miqve të tij.
Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të pakufishme, e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus dhe familjes i dhëntë sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve! 🥹❤️”, njofton me pikëllim Bashkësia Lokale Reçicë e Madhe.