Një anije tregtare, që besohet të jetë rreth 4700 vjeçare, është zbuluar në brigjet e Turqisë, në atë që arkeologët e cilësojnë si një nga zbulimet më të rëndësishme të arkeologjisë nënujore.

Mbetjet u zbuluan pranë ishullit Kekova, në provincën e Antalias, rreth 30 metra nën sipërfaqen e Detit Mesdhe. Edhe pse struktura prej druri nuk ka mbijetuar, ngarkesa e anijes ka mbetur në shtratin e detit.

arkeologët zbuluan tre spiranca prej guri dhe më shumë se 30 enë të mëdha qeramike, të njohura si amfora. anija ishte rreth 10 metra e gjatë dhe përdorej për transportin e mallrave përgjatë Mesdheut.

Mosha e saj është përcaktuar përmes formës dhe dekorimit të enëve qeramike, të cilat kanë ngjashmëri me objekte të zbuluara në Egjipt dhe Lindjen e Mesme.

Një tjetër zbulim me interes janë gjurmët e mbetjeve të gjetura brenda disa enëve. Studiuesit po analizojnë materialin për të përcaktuar nëse ato kanë përmbajtur vajra, verë apo rrëshira pemësh.

Arkeologët po shqyrtojnë gjithashtu origjinën dhe itinerarin e mundshëm të anijes, e cila mund të ketë transportuar mallra nga brigjet lindore të Mesdheut drejt qendrave të tjera tregtare të kohës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume