Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nesër (15 tetor 2026) do të marrë pjesë në nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes për investimin e ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”.

Ngjarja është caktuar të fillojë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Sallën Solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Mickoski dhe përfaqësuesit e kompanisë “Kromberg & Schubert” do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në Qendrën e Medias të Qeverisë, ku do të bëhen publike detajet për investimin e ri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume