Mbi 10 protestues janë shoqëruar nga policia në Durrës, ndërsa pesë efektivë policie kanë përfunduar në spital me lëndime, në kuadër të tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës.
Situata është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej pjesëmarrësve në tubim.
Pesë efektivët e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.