I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Drejt” në Ora News, Zylyftar Bregu denoncoi një situatë të tensionuar në Qytetin Studenti, ku sipas tij, një grup protestuesish ka hyrë në një godinë të vajzave dhe persona të paidentifikuar po dhunojnë godinat dhe po terrorizojnë studentët. Ai ngriti shqetësimin për sigurinë e studenteve, duke theksuar se në momentin e raportimit nuk kishte shërbime policie në zonë.

“Nuk e di nëse po ndodhin përdhunime, por një grup protestuesish ka hyrë në Qytetin Studenti. Dhe ka një situatë të tensionuar që kanë qëlluar rojet, po qarkullojnë disa video, një pjesë e studentëve më kanë shkruar dhe prandaj doja ta bëja.

Njerëz të paidentifikuar siç e shihni dhe në video që dhunojnë godinat, tmerrojnë studentët. Jo, nuk ka asnjë shërbim të policisë për momentin. Kjo gjë ka ndodhur para 15-20 minutash.

Besoj që është një linjë për t’i frikësuar studentët, por përpara se të shkojmë te frikësimi ne duhet të sigurojmë jetën e studentëve dhe sidomos të studenteve femra. Ajo është një godinë vajzash”, u shpreh Zylyftar Bregu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume