Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa nga malet më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë të lehtë. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa zona përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të fryjë erë më e fortë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 0 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga 9 deri në 19 gradë.
MARKETING
Edhe në Shkup, sot moti do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat do të lëvizin nga 6 gradë në mëngjes deri në 16 gradë gjatë ditës.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri në mesatare, të cilat lokalisht do të jenë më të theksuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 12 deri në 20 gradë.
Nga fillimi i javës së ardhshme, do të mbizotërojë mot me diell dhe i qëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës, njoftojnë nga DPHM.