dhe në një mjedis të këndshëm, motivimi për të mësuar është më i madh. Për këtë arsye, dy vjet më
parë, Qeveria dhe komunat u bashkuan rreth një prioriteti të përbashkët – investimin në infrastrukturë
dhe forcimin e këtij shtylli të arsimit. Pas dy vitesh, rezultatet janë të dukshme. Kjo shkollë është
rezultat i përpjekjeve të përbashkëta.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, me rastin e vënies në
përdorim të objektit të ri të shkollës fillore “Krste Misirkov”, në lagjen Çento, në komunën e Gazi
Babës. Me këtë rast, së bashku me kryeministrin, prof. dr. Hristijan Mickoski, dhe kryetarin e
komunës, Boban Stefkovski, i uruan nxënësve dhe mësimdhënësve shumë suksese dhe kujtime të
bukura.
“Erdhi momenti që barakat të mbeten pjesë e historisë. Uroj që objekti i ri shkollor të shfrytëzohet me
mbarësi. Është vërtet i mrekullueshëm dhe jam e bindur se do të jetë burim frymëzimi si për nxënësit,
ashtu edhe për mësimdhënësit”, tha Janevska, duke shtuar se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe
Shkencës investojnë në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet e vendit, sepse, siç theksoi , të gjithë
fëmijët meritojnë qasje të barabartë në kushte cilësore për arsim.
“Do të rikujtoj se brenda dy vitesh po realizojmë 90 projekte me vlerë prej 70 milionë eurosh. Gjysma
e mjeteve janë siguruar nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa gjysma tjetër nëpërmjet
thirrjes së Qeverisë për financimin e projekteve kapitale në komuna. Një projekt i tillë është pikërisht
kjo shkollë. Shpreh mirënjohjen time për kryetarin e komunës, i cili u angazhua për përgatitjen e
projektit, aplikimin për sigurimin e mjeteve financiare dhe pajisjen e objektit. Falënderoj edhe
kryeministrin, i cili e nisi këtë nismë – që njëkohësisht të ndërtojmë shumë objekte të reja arsimore
dhe sportive në të gjithë territorin e Maqedonisë”, shtoi Janevska.
Objekti i ri ka dy kate, me 30 klasa mësimore dhe një sipërfaqe të përgjithshme prej 3.128 metrash
katrorë. Vlera e investimit është 170 milionë denarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume