Policia e Gostivarit është vënë në kërkim të një 26-vjeçari, largimi i të cilit nga shtëpia është raportuar nga familjarët.
Siç raporton Tetovasot, më 16.10.2026, në orën 01:20, në DPB Gostivar, S.SH. (20) ka denoncuar se vëllai i saj, SH.SH. (26) nga Gostivari, është larguar nga shtëpia më 14.10.2026 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.
Nga policia bëjnë të ditur se janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për gjetjen e personit.
Tetovasot do të informojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.