Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, është paraqitur në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, pasi është lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet.

Pas largimit të protestuesve nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, situata ka përshkallëzuar me akte të dhunshme dhe djegie të bizneseve dhe institucioneve.

Zjarri i shkaktuar nga sulmi me molotovë i protestuesve ka përfshirë një biznes privat në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”. Por flakët përfshinë edhe zyrat në katin e parë të Gjykatës së Lartë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit, të cilët shuan flakët e zjarrit.

Protestuesit e maskuar hodhën molotovë edhe në godinën e Bankës së Shqipërisë në bulevard, e cila u përfshi nga zjarri, por u shua në kohë nga forcat zjarrfikëse.

Ndërkohë pranë Bankës, që ndodhet afër godinës së Partisë Socialiste, hodhën fishekzjarre e molotovë.

Gjithashtu gjatë lëvizjes në rrugët kryesore të kryeqytetit ata dëmtuan biznese dhe kompani celulare, i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave si dhe shkatërruan tabelat e sinjalistikës rrugore dhe kangjellat rrethues të trotuareve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume