Një zyrtar policor nga stacioni policor i Draçevës në Shkup është kallëzuar penalisht për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, pasi dyshohet se ka shkelur rregullat e komunikacionit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, polici me inicialet Sh.A., jashtë orarit të punës, më 1 tetor 2026, ka drejtuar një automjet me leje qarkullimi të skaduar, pa dhënë provimin për patentë shoferi.
Për rastin është ngritur kallëzim penal në Prokurori, ndërsa ndaj policit është propozuar edhe procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për shkelje të rregullave të punës.