Interesimi i qytetarëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës është i ulët në fshatin Çellopek. Në vendvotimin 2040, deri në orën 09:00 kanë votuar vetëm 10 qytetarë, ndonëse në listën zgjedhore janë të regjistruar mbi 600 votues.

Për portalin TetovaSot, njëra nga anëtaret e komisionit zgjedhor në këtë vendvotim tha se dalja në orët e mëngjesit është dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Shpresojmë që pasdite të rritet numri i votuesve, pasi sot është e diel dhe qytetarët nuk dalin të votojnë në orët e mëngjesit”, deklaroi ajo për TetovaSot.

Sipas saj, deri në këto orë, pjesëmarrja në votime është më e ulët se në proceset e mëparshme zgjedhore.

Ndryshe, sot në Komunën e Bërvenicës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune, ku në garë janë gjithsej gjashtë kandidatë, katër maqedonas dhe dy shqiptarë./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume