Skandaloze!
Bërvenica tashmë është një bast i fituar nga ana e VMRO-së dhe se zgjedhjet e sotme dhe të rrethit të dytë janë një farsë.
Kryekomiti e ka kaparosur tashmë zgjedhjen e Stojançes si kryetar të komunës se Bërvenicës, pasi votat e VREDI-t janë për Stojançen në rrethin e dytë janë një punë e kryer.
Në zgjedhjet e sotme vredistët gjasme do garojnë me kandidatin e tyre, por në fakt Radiçevski i komitëve ka marrë vizën e kryekomitit se ai do ta udhëheq Bërvenicën dhe se farsa e sotme është pluhuri që po i hidhet injorancës shqiptare se njëri nga kandidatët shqiptar do ta fitoj kreun e komunës!
Pazari i prostitutë politikës ka ndodhur tanimë pasi vredistët e kanë shitur shumë lirë Bërvenicën, për hir të qëndrimit në pushtetitn qendror dhe për moshatërmbetje të shefit të tyre Micko.
Kjo është prostitutë politika dhe vasaliteti i një subjekti politik shqiptar që llogarit i bën pa shqiptarët, ku faturën e kësaj politike të nënshtrimit dhe të vasalitetit të paparë do ta paguajnë shqiptarë dhe jo shfalerkat.
Ato qëndrojnë për një kohë në qeverinë e koalicion dhe do ikin si shfalerka të perddla apo si lecka të përdorura por pasojat do t’i vuajne shqiptarët.
Prandaj, mund të konstatojmë se Bërvenica u shit nga vredistët siç bënë vitin e kaluar me Strugën dhe Kërçovën, për hir të ruajtjes së mendereve të tyre në qeverinë e koalicionit dhe të përçarjes së votës shqiptare, ku përfituan komitët!