Disa vendbanime në rajonin e Tetovës nesër, të martën, më 20 tetor 2026, do të përballen me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, nga ora 08:30 deri në 09:15, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e lagjes Dëreboj, Poroj, Xhepçisht, lagjja Fushtranska, Falishë, Strimnicë, Dobërcë, Leshnicë e Poshtme, Leshnicë e Epërme, Llërcë, Çiflik dhe një pjesë e Zhelinës, pranë shkollës.

Ndërkaq, nga ora 08:45 deri në 10:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në Gajre dhe Lisec, si dhe në të gjitha objektet në Kodrën e Diellit dhe hidrocentralet e vogla.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e Çellopekut të Poshtëm.

Në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të Bërvenicës, konkretisht në objektet që ndodhen pranë restorantit “Elektra”.

Qytetarët dhe bizneset në zonat e përmendura këshillohen që t’i marrin parasysh oraret e ndërprerjeve dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me to.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume