Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc.

Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga Llojani.

Rruga ka një sipërfaqe prej 529 metrash katrorë, me gjerësi prej shtatë metrash, ndërsa vlera e blerjes arrin në 26.450 euro, shumë e paguar nga Husejn Bajrami.

Muftinia e Kumanovës e falënderoi z.Bajrami për këtë kontribut, si dhe familjen Selmani për bashkëpunimin, duke shprehur lutjen që kjo vepër të pranohet si sadaka dhe të shpërblehet me të mira.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume