Një 46-vjeçar nga rrethina e Tetovës është arrestuar pasi bashkëshortja e tij e denoncoi për dhunë fizike dhe psikologjike që, sipas saj, kishte zgjatur për një periudhë të gjatë, raporton Tetovasot.

Arrestimi është kryer nga efektivët e Stacionit Policor Jegunovc më 21 tetor në orën 16:15.

Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj L.S. do të parashtrohet kallëzim penal.

Tetovasot mëson se autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume