Policia ka rrethuar zonën përreth Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, duke ua ndaluar gazetarëve qasjen në këtë hapësirë, raporton BBC.

Sipas mediumit, një zyrtar policor i ka thënë gazetarit të BBC-së se ekziston një urdhër për kufizimin e qasjes dhe se gazetarët do të njoftohen nëse marrin udhëzime të reja. Kjo ndodhi edhe pasi gazetari paraqiti kredencialet e tij të punës.

Ndërkohë, në Parkun e Pionierit janë parë disa persona duke lëvizur konstruksione të mëdha metalike, të ngjashme me ato që përdoren për ngritjen e tendave. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ata po i çmontojnë konstruksionet ekzistuese apo po vendosin të reja.

Zhvillimet po ndodhin gjatë ditës së zgjedhjeve në Serbi, në një kohë kur janë raportuar edhe incidente të dhunshme në disa qendra votimi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume