Gostivar – Një i ri nga Gradeci ka përfunduar në spital pas një aksidenti me mjet katërrotësh (ATV), raporton Tetovasot.
Sipas Policisë, më 25 tetor në orën 17:25, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është njoftuar se G.Sh. (23) nga fshati Gradec është pranuar me lëndime trupore.
Sipas të dhënave fillestare, ai është rrëzuar me një ATV me targa gjermane në një rrugë pyjore mbi fshatin Gornjan.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e DPB Gostivar për të kryer këqyrjen, ndërsa Tetovasot mëson se po hetohen rrethanat e plota të aksidentit.