Një 22-vjeçar nga Vrapçishti është privuar nga liria në Gostivar pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe me regjistrim të skaduar, raporton Tetovasot.

Ngjarja ka ndodhur më 27.10.2026, rreth orës 01:40, në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, ku policia ndaloi një automjet “Audi” me targa të Kërçovës.

Gjatë kontrollit u konstatua se drejtuesi F.O. (22) nuk posedonte patentë shoferi të vlefshme, ndërsa automjeti kishte regjistrim të skaduar. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tij, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume