Lista e Studentëve premton vazhdimin e dialogut me Kosovën, i pasigurt për ekstradimin e Radojiçiçit
Ilija Srdanoviç, kryesuesi i Listës së Studentëve vlerësoi ndër të terja se qeveria e re e Serbisë do të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga Qeveritë e mëparshme
Ilija Srdanoviç, kryesuesi i Listës së Studentëve i cili fitoi zgjedhje e parakohshme parlamentare në Serbi duke e mposhtur ish-presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista që ai përfaqëson do të vazhdojë dialogun me Kosovën, proces ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Srdanoviç vlerësoi ndër të terja se qeveria e re e Serbisë do të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga Qeveritë e mëparshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e zbatimit të saj.
“Vazhdimi i dialogut për çështjen e Kosovës është pjesë themelore e planit studentor. E gjithë platforma e marrëdhënieve të brendshme dhe ndërkombëtare të Serbisë mbështetet në respektimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Prandaj, edhe platforma për bisedimet dhe të ardhmen e Kosovës është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë”, ka deklaruar ai në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, edicioni në gjuhën serbe.
I pyetur për gatishmërinë për të dialoguar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Srdanoviç deklaroi se shumë shpejtë Lista e Studentëve do të marrë një vendim “për çdo çështje që ka një interes shumë të rëndësishëm strategjik”.
Në pyetjen se a do të marrin ndonjë vendim për ekstradimin e kryeterroristit, Milan Radojiçiç, në Kosovë, Srdanoviç deklaroi se nuk ka ndonjë përgjigje konkrete për këtë çështje, pasi ende ka procedura deri te formimi i Qeverisë.
“Në këtë moment nuk mund t’ju jap një vendim, madje as një qëndrim personal për këtë çështje, sepse jam vetëm një nga anëtarët e listës që ende nuk e ka formuar Qeverinë. Por, sigurisht që do të përpiqemi që vendimet për të gjitha çështjet e tilla të merren më vonë, në përputhje me procedurat ligjore që vlejnë në Republikën e Serbisë”, tha ai.
Srdanoviç, ndër të tjera ka bërë të ditur se qeveria e re në Serbi synon të vazhdojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke u përqendruar në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e lirisë së medias.
Sipas tij, prioritet do të jetë harmonizimi i politikave të brendshme me kërkesat e BE-së, veçanërisht me kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë dhe sigurinë. Ai ka kritikuar qeverisjen e mëparshme për rënien e mbështetjes së qytetarëve serbë ndaj integrimit evropian, duke premtuar më shumë transparencë dhe informim për përfitimet e anëtarësimit në BE.
Sa i përket Rusisë, Srdanoviç nuk ka konfirmuar nëse qeveria e re do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por ka lënë të hapur mundësinë e rishikimit të politikës aktuale të Serbisë.
Ai ka theksuar se marrëdhëniet me Rusinë, përfshirë çështjen e sanksioneve, duhet të përcaktohen përmes një debati të hapur dhe transparent, në përputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve serbë.
Srdanoviç ka kundërshtuar praktikën që politika e jashtme të përcaktohet nga një individ apo një grup i ngushtë njerëzish, duke theksuar se qytetarët duhet të kenë rol vendimtar në përcaktimin e orientimit ndërkombëtar të vendit.
Më të lexuarat
Çfarë ndryshon në Ballkan pas humbjes së Vuçiçit
1

“Shteti e vrau Arlindën”, pankarta dhe bojë e kuqe para Qeverisë
2

Ryanair shton tre linja nga Tirana, 20 fluturime në javë
3

Komuniteti artistik reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt
4

Integrimi në tregun e BE-së, Doganat synojnë mbylljen provizore të Kapitullit 29 në tremujorin e parë të 2027-ës
5

Përzgjedhur nga redaksia
Integrimi në tregun e BE-së, Doganat synojnë mbylljen provizore të Kapitullit 29 në tremujorin e parë të 2027-ës
Integrimi në tregun e BE-së, Doganat synojnë mbylljen provizore të Kapitullit 29 në tremujorin e parë të 2027-ës
Të fundit
Dita e 15-të e protestës së studentëve, nis grumbullimi te Ministria e Arsimit
Përplasje për protestat në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, Tabaku kërkon raportim nga Demo dhe Hita
Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme për shkak të përhapjes së konfliktit
Protestë para Gjykatës në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktuale
Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3,4% në vitin 2026, papunësia në nivelin më të ulët historik
Integrimi në tregun e BE-së, Doganat synojnë mbylljen provizore të Kapitullit 29 në tremujorin e parë të 2027-ës
Çfarë ndryshon në Ballkan pas humbjes së Vuçiçit
Lista e Studentëve premton vazhdimin e dialogut me Kosovën, i pasigurt për ekstradimin e Radojiçiçit
Ilija Srdanoviç, kryesuesi i Listës së Studentëve vlerësoi ndër të terja se qeveria e re e Serbisë do të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga Qeveritë e mëparshme
Ilija Srdanoviç
Dreni Himbeqa
27.10.2026 14:38
aiShorterLoaderGif
Read It