Arkivi Shtetëror hapi dyert për nxënësit e SHFK-së „Bratstvo“ nga Nerezi, Komuna e Karposhit, të cilët përmes një vizite edukative patën mundësinë të njihen nga afër me veprimtarinë arkivore dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë arkivore.
Nxënësit u pritën nga drejtori i Arkivit Shtetëror, mr. Dimitar Bogeski, i cili theksoi rëndësinë e edukimit të brezave të rinjë dhe njohjes së tyre me dokumentet historike si dëshmi autentike të së kaluarës, identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore.
Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me mënyrën e ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumenteve arkivore, si dhe me proceset e digjitalizimit, konservimit dhe restaurimit, të cilat kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen e tyre afatgjatë dhe për sigurimin e qasjes në to.
Drejtori Bogeski theksoi se afrimi i trashëgimisë arkivore me të rinjtë është një pjesë e rëndësishme e rolit edukativ të Arkivit Shtetëror, pasi kontakti i drejtpërdrejtë me burimet historike nxit interesin për historinë dhe zhvillon ndërgjegjësimin për vlerën e dokumenteve që dëshmojnë të kaluarën tonë.
Përmes vizitave të tilla edukative, Arkivi Shtetëror vazhdon angazhimin e tij për ta afruar veprimtarinë arkivore me publikun, për të nxitur interesin për kërkimet historike dhe për të zhvilluar një qasje të përgjegjshme ndaj ruajtjes së trashëgimisë arkivore kombëtare për brezat e ardhshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume