Një rast i keqpërdorimit të kartelës bankare është denoncuar në Stacionin Policor të Jegunovcës, raporton Tetovasot.
Një 46-vjeçar ka raportuar se shoku 17-vjeçar i djalit të tij 16-vjeçar i kishte marrë portofolin nga lokali dhe më pas kishte përdorur kartelën bankare për të bërë pagesa në një market.
Pas marrjes së njoftimit për transaksionin, familjari ka kontrolluar kamerat e sigurisë, ku është konstatuar se kartela ishte përdorur nga 17-vjeçari. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.