Subvencioni për ushqimin e studentëve mund të rritet në 4.500 denarë në muaj, nga rreth 3.500 denarë sa është aktualisht. Përveç rritjes së shumës, paralajmërohen edhe zbritje shtesë gjatë blerjes së ushqimit.

Propozimi është pjesë e modelit të ri për shfrytëzimin e subvencionit studentor, të cilin Qeveria ua ka prezantuar përfaqësuesve të parlamenteve studentore të universiteteve.

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se subvencioni do të mund të shfrytëzohet përmes një shërbimi të veçantë, të quajtur „M-Studenti – Ushqim“, i cili do të jetë pjesë e aplikacionit „M-Shërbime“.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume