Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahet nesër, më 1 nëntor, ndërsa sot në vendbanimet e komunës votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm.
Raundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Bërvenicës u mbajt para dy javësh, më 18 tetor, ndërsa më së shumti vota morën kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe AKI-së.
Mbrëmë në mesnatë filloi heshtja zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Në zgjedhjet e 18 tetorit, të drejtë vote kishin 16.256 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja ishte 46,56%, ose gjithsej votuan 7.565 zgjedhës.
Meqë asnjëri nga kandidatët nuk e fitoi shumicën e nevojshme, në komunë do të zhvillohet raundi i dytë i votimit.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës u organizuan pasi kryetari i atëhershëm, Jovica Ilievski, ndërroi jetë papritur.