Mbi 100 dronë godasin një objekt industrial në Rusi, dyshohet se shënjestër ishte një nga rafineritë më të mëdha të naftës
Një “ndërmarrje industriale” është goditur nga dronët në një rajon në lindje të Moskës, sipas autoriteteve ruse, ndërsa Ukraina pretendon se ka goditur një rafineri të rëndësishme nafte
“Një sulm masiv me dronë po zhvillohet gjatë natës dhe në orët e mëngjesit të sotëm në rajonin e Nizhny Novgorodit. Më shumë se 100 dronë janë shkatërruar”, njoftoi guvernatori i rajonit, Gleb Nikitin.
“Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima. Një ndërmarrje industriale në zonën e Kstovos ka pësuar dëme të konsiderueshme”, shtoi ai në deklaratën e tij, pa dhënë detaje mbi aktivitetin që zhvillon kjo ndërmarrje.